Këngët e vendit tim (Albania)
08/11/2014 15:34
Ju vini që nga larg
Këngët e pastra të vendit tim
Me mall
N'zemra derdhni dashurinë
Tek ju kish'derte plot
Por gëzimi hodhi shtat
Edhe jeta ngjitej lart
oooooooooooo
O këngët e vendit tim...
...O këngët tona, këngë rinore.
Si një pranverë bleroni ju gjithmonë.
O koha jonë, o dita jonë.
Ke djersën tonë, ke hovin tonë,
Ti zemrat ke.
O koha jonë, o dita jonë.
Ke djersën tonë, ke hovin tonë,
Ti zemrat ke...
Në zjarr e suferinë
Baballarët tanë të mirë.
U mblodhën
Dhe shpirtin than'në këngë.
Dhe ne na bën'të fort'
Të fort'e plot besim.
Ndaj bashkoj un'zërin tim.
oooooooo
Gjithmon me 'ta po k'noj...
O këngët tona,o këng'rinore
Ne gjokset tona
Ju do bleroni gjithmon'